Studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët studiojnë në drejtimet Biologji,Kimi, Fizikë e të tjera, nuk do të kenë pajisje për kryerjen e eksperimenteve që atyre u duhen për studime edhe për një kohë.
Kjo pasi që Gjykata e Tenderëve i ka anuluar tenderin për “Furnizim me pajisje laboratorike dhe pajisje tjera për nevojat e Universitetit të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.
Lidhur me kriteret e tenderit të vendosura nga ana e UP-së, ka reaguar kompania ‘Vitech’ shpk, nga Prishtina. Kjo e fundit po pretendon se nuk pajtohet me raportin e ekspertizës së mjeteve laboratorike që UP i ka bërë.
Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik e ka urdhëruar Universitetin e Prishtinës që ta anuloj tenderin si dhe të njëjtin ta rishpallë.
Por ky nuk është tenderi I vetëm që OSHP ia ka anuluar Universitetit të Prishtinës.
Gjatë javës së kaluar Gjykata e tenderëve I ka gjetur dallavere UP’së edhe për tenderin për ‘Furnizim me Inventar”.
Pala ankuese po pretendon se Universiteti i Prishtinës gjatë procesit të vlerësimit të ofertave ka bërë shkelje lidhore.
E të dy këto tenderë Universiteti I Prishtinës do të duhet që ti shpallë sërish.