Moti i keq gjatë mbremjes dhe mëngjesin e sotëm ka bër që të ketë vonesa në nisjen dhe në mbërritjen e trageteve nga Italia në Shqipëri.
Për shkak të dallgëve të shumta në det, trageti i linjës Brindisi-Vlorë do të mbërrijë 3 orë me vonesë.
Trageti duhej që të mbërrinte në orën 07:30, por me shtyrjen do të mbërrijë rreth orës 11:00.
Sakaq, bëhet me dije se anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat do të qëndrojnë të ankoruara në port.