Dallim i konsiderueshëm në vlerë mes Kosovës dhe Greqisë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kosova sonte e mbyll fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës. “Dardanët” në Athinë përballen me Greqinë në ndeshjen e fundit të kësaj faze.

Kosova renditet e fundit në grupin B dhe “Dardanëve” i duhet një fitore prej mbi katër gola për të mos mbetur e fundit.

Në anën tjetër, si Kosova edhe Greqia nuk ka gjasa për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Sipas Transfermarkt, Greqia vlerësohet me 100.6 milionë euro, kurse “Dardanët” vlerësohen me 66.1 milionë.

Lojtari më i vlefshëm i Greqisë është Tzolis me 12 milionë euro, kurse më i vlefshmi te Kosova është Amir Rrahmani me 16 milionë.

Të ngjashme