Dallimi ndërmjet Bedri Hamzës dhe Joe Bidenit

Prishtinë | 04 Nën 2024 | 16:30 | Nga Afrim Kasolli

Shpeshherë partite politike mund ta nisin në mënyrë jo te duhur fushatën elektorale. Nuk ia dalin që ne hapat e parë ta transmetojne mesazhin para elektoratit në mënyrë të duhur. Kjo ndodh për arsyeje të ndryshme. Kandidati kryesor nuk është i duhuri, apo nuk e kanë gjetur kodin e komunikimit politik me opinionin. Mirëpo, partite serioze marrin masa radikale për ta nderruar që në hapat e parë kursin e ngjarjeve. Para se të jetë vonë. Rast tipik i kësaj logjike mund të merret Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Fillimisht stafetes se kësaj beteje u mendua t’i printe presidenti aktual Joe Biden. Mirëpo, që në debatin e parë u pa qartë se ai nuk mund ta përballonte kandidatin e Partisë Republikane ish-presidentin Donald Trump. Dhe kjo parti u alarmua. Mori masa urgjente. Dhe e emëroi si kandidate ne vend te tij, Zëvendës presidenten Kamala Harris.

A do te fitoje garën kjo e fundit mbetet të shihet edhe pak ditë, sespe kjo tashmë është gara më e ngushtë presidenciale në historinë e këtij shteti. Ndërkohë, konventa e Partisë Demokratike të Kosovës dje nxori në pah një realitet tjetër. Ajo e kandidon konkurrentin më të duhur në rrethanat në te cilat ndodhet, por mënyra e prezantimit dhe atmosfera e ngjarjes, si dhe mesazhet politike ishin te ceketa. Pra qe është përgjegjësi e atyre që e kanë organizuar këtë event.

Kështu, nëse Partisë Demokratike në SHBA i duhej ta zëvendësonte kandidatin për kryetar, per t’u ballafaquar si duhet me nje lider populist, kandidatit për kryeministër të Partisë Demokratike të Kosovës i duhet ta ndryshojë urgjentisht ekipin e fushatës se tij, që të kete sukses në këtë betejë jetësore politike. Pra ta shndërrojë këtë të fundit në antagonizem ideologjik dhe politik e jo spektakel të çastit. Me këtë akt, Bedri Hamza do të dëshmonte se është i lirë për të vepruar dhe nuk mbetet peng i askujt. Atëherë ai po ashtu do të tregonte se është lider që i promovon si ndryshimet e brendshme ashtu edhe të jashtme.

Të ngjashme