Elita e futbollit kosovar vazhdon këtë fundjavë me disa ndeshje mjaft interesante.
Padyshim njëri nga takimet më joshëse është ajo në Klinë ku ballafaqohen Dukagjini dhe Ballkani. Ani pse të dyja skuadrat kanë objektivat krejt të ndryshëm, Dukagjini lufton për mbijetesë e Ballkani për titull, kjo ndeshje pritet të jetë shumë e fortë dhe vështirë e deshifrueshme.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku në një bisedë për Demokracia.com, ka thënë se ata e kanë parasysh se i pret një lojë shumë e vështirë, por janë gati për ta përballuar këtë sfidë me sukses.
“Jemi gati për këtë ndeshje të fortë. Objektivi ynë është rezultati maksimal nga kjo ndeshje”, ka thënë trajneri i dukagjinasëve duke shtuar:
“E dimë forcën e kundërshtarit, mirëpo edhe ne kemi elemente që mund ta vëmë në vështirësi kundërshtarin, kështu që presim një ndeshje të luftuar nga të dy ekipet dhe ai që bën gabime më pak do të marr rezultat”, ka përfunduar numri një në bankinën e Dukagjinit.
Ndeshja Dukagjini – Ballkani luhet nesër nga ora 14:00.