Damati e quan dëshminë e Zharkut debat politik: Lekaj është i pafajshëm

Prishtinë | 02 Tet 2023 | 13:07 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Musa Damati, avokati i ish-ministrit Pal Lekaj, e ka quajtur debat politik dëshminë e ish-ministrit Lutfi Zharku, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo çështje nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit gjyqësorë. Madje sipas tij, nga dëshmitë e deri më tash është vërtetuar se Lekaj nuk ka qenë i inkriminuar në këtë ngjarje.

“Mbrojtja konsideron se gjatë dëshmisë së sotme të dëgjimit të ish-ministrit të Infrastrukturës Lutfi Zharku, seanca profesionale eskalojë në debate politike mesë oponentëve politikë. E konsiderojmë që kjo çështje nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit gjyqësorë. Procedura gjyqësore është duke u zhvilluar më drejtim të shqyrtimit të provave”.

“Në bazë të provave të cilat i kemi shqyrtuar deri më tani rezulton e vërteta e sigurt se nuk ka prova të mjaftueshëm të cilat mund ta inkriminoj klientin tim ish-ministrin Pal Lekaj lidhur me çështje e transaksionit të ekzekutuar ndaj operatorit ‘Bectel&Enka”, prej 53 milionë eurove”.

“Një çështje tjetër e cila është esenciale të sqarohet për opinioni publikë është se projekti në fjalë ka përfunduar dhe projekti në fjalë ka pasur rrezik që të përfundojë në Arbitrazh ndërkombëtar në rast të mos ekzekutimit të këtij transaksionit e që ndoshta pasojat financiare për buxhetin e Kosovës do të mund të ishin shumë më të mëdha”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme