Damka: Të mos prishen marrëdhëniet me Turqinë, të deportuarit ishin pjesë e “Feto”-s

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga Grupi Parlamentar 6+, Fikrim Damka, në seancën e jashtëzakonshme në të cilën po diskutohet për deportimin e shtetasve turq, ka thënë se është shumë me rëndësi që të ruhen marrëdhëniet me Turqinë.

Këto marrëdhënie, sipas Damkës mund të kenë pasoja negative për shkak të një pjesë të opinionistëve për të shfajësuar ata persona që kanë lidhje me organizatën terroriste FETO.

Damka ka prezantuar siç tha ai “informata për lëvizjen terroriste FETO”.

Ai tha se kjo strukturat e kësaj lëvizje kanë qëllim shkatërrimin e sistemit të shtetit turk.

Të ngjashme