Dani Alves nuk ka asnjë dyshim që Neymar do të luajë përsëri për Barcelonën.
Ylli i Paris Saint-Germain pa një rikthim të bllokuar te Barça nga klubi i tij këtë verë të kaluar edhe përkundër dëshirës së tij.
Por, ish-shoku i skuadrës së tij, Alves, tani lojtar i Flamengos, mendon se një ribashkim do ndodh përfundimisht në të ardhmen e afërt.
“Jam i sigurt që nëse dëshiron të kthehet në të ardhmen, ai do të jetë në gjendje ta bëjë këtë”, ka thënë Alves.
Vetëm javën e kaluar, shefi i financave të Barcelonës, Enrique Tombas konfirmoi se ata bënë dy oferta për Neymarin.
“Me kushtet që ofruam, rekrutimi i Neymarit ishte krejtësisht i vlefshëm”.
“Ne bëmë dy propozime, një me lojtarë të përfshirë në marrëveshje, një vetëm me para. Por ata nuk pranuan asnjërën”, ka thënë Tombas.