Këngëtarët Ramadan Krasniqi – Dani dhe Labinot Tahiri – Labi, kanë publikuar së fundmi duetin e tyre më të ri.
“Falem” mban titullin kjo këngë e sjellë nga dyshja, e cila është një këngë ritmike në sensin e baladës.
Muzika është realizuar nga Irkenc Hyka, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur Petro Xhori.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe për xhirimet e tij dyshja kanë udhëtuar për në Mal të Zi, për të sjell pamje mahnitëse nga bregdeti atje.
Ana vizuale e projektit i është besuar BUG Production në Gjilan.
Ka ditë që këngëtarët paralajmëronin këtë duet, i cili është pritur me entuziazëm nga fansat e të dy palëve.
Si Dani, ashtu edhe Labi janë dy emra shumë të pëlqyer nga shqiptarët për dasma e ahengje muzikore të ndryshme.