Marka e fashme londineze, Burberry ka njoftuar të mërkurën, se ka emëruar si shefin e saj kreativ Daniel Lee, një nga stilistët e rinj më të respektuar të industrisë së modës.
Dizaneri 36-vjeçar, nga viti 2018 deri në 2021 ka punuar si drejtor kreativ për markën luksoze italiane, Bottega Veneta.
Lee, me origjinë angleze ka punuar tashmë për markat, si Maison Margiela, Balenciaga dhe Donna Karan.
Ai do të mbikëqyrë të gjitha koleksionet e Burberry, të cilat përfshijnë artikuj për burra, gra dhe fëmijë. Ai nuk pritet të bëjë debutimin e tij në pistë deri në shkurtin e ardhshëm, kur do të prezantojë koleksionin e markës vjeshtë-dimër 2023, në Javën e Modës në Londër, shkruan CNN, përcjell klankosova.tv.
36-vjeçari është shprehur i nderuar që po bashkohet me Burberry.
“Së bashku me ekipin, ne do të shkruajmë kapitullin e ardhshëm për këtë markë legjendare luksoze britanike, duke vazhduar trashëgiminë e saj historike dhe duke ndërtuar mbi trashëgiminë e Riccardos”, shtoi ai.
Lee zëvendëson dizajnerin italian Riccardo Tisci, i cili largohet nga Burberry pas pesë vjetësh si drejtor kreativ.