Raportohet se Bologna synon ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit, Daniel Sturridge.
Sturridge momentalisht është lojtar i lirë, pasi kontrata me Liverpoolin i skadoi këtë verë dhe mediat në Britani raportojnë se sulmuesi anglez mund të transferohet në Serie A.
Megjithatë, për të arritur një marrëveshje me ndonjë nga klubet në Itali raportohet se Sturridge duhet të heqë dorë nga paga e lartë që merrte në Anfield Road, 133 mijë euro në javë.
Për gjashtë vite e gjysmë Sturridge kishte shënuar 67 gola në 160 paraitje për “Të Kuqtë”.
29 vjeçari është i lidhur gjithashtu me një kalim në Aston Villa dhe Rangers.