Çifti fitues i Big Brother Albania 9, Fotini dhe Daniel që pas daljes nga ky reality show kanë qenë gjithnjë aktiv për ndjekësit e tyre në rrjete sociale.
Por këtë herë me foton e fundit të publikuar prej tyre ata kanë habitur pasi kanë treguar se kanë nisur punë, të dy së bashku.
“Dita e parë e punës, na uroni mbarësi,”-shkruhet në foton ku çifti shfaqet në një zyrë duke punuar. Megjithatë nuk është bërë e ditur se çfarë pune kanë nisur konkretisht të dy, por duket se janë shumë të lumtur që edhe këtë herë janë bashkë.