Danimarka do të lejojë që disa biznese të vogla si parukierët, sallonet e bukurisë dhe auto-shkollat të hapen më 20 prill, tha qeveria të premten.
“Askush nuk dëshiron ta mbajë Danimarkën të mbyllur një ditë më shumë sesa është absolutisht e nevojshme,” tha kryeministri Mette Frederikse.
Masa vjen pasi disa vende të tjera evropiane, përfshirë Austrinë dhe Gjermaninë, njoftuan një lehtësim të ngjashëm të masave të bllokimit.
Të mërkurën, Danimarka tashmë lejoi disa çerdhe dhe shkolla fillore të rihapeshin pasi të ishin vendosur normat e infeksionit.
Vendi do t’i mbajë kufijtë e mbyllur, raporton BBC.
Danimarka ka rreth 7,000 infeksione të konfirmuara dhe 321 vdekje.