Danimarka e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Belgjikës

| 17 Qer 2021 | 19:00 | Nga

Ndeshja mes Danimarkës dhe Belgjikës po del të jetë interesante, ndërsa 45 minutat e para janë mbyllur me epërsinë e danezëve (1-0).

Goli erdhi që në minutën e dytë të ndeshjes, ku Yussuf Poulsen që gjeti rrjetën pas një gabimi në mbrojtjen belge, gjë që u shfrytëzua mirë nga vendasit.

Ky ishte goli i parë i danezëve në Kampionatin Evropian, pasi ndeshjen e parë humbën 1-0 nga Finlanda.

Në minutën e 10-të, lojtarët e të dyja skuadrave, nderuan Christian Eriksenin.

Topi u dëbua nga fusha dhe tifozët, lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen.

Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.

Edhe rasti i dytë i mirë i takoi danezëve, kur në minutën e 35-të, Mikkel Damsgaard gjuajti dy herë, por nuk ishte i saktë.

Në fund Belgjika tentoi të ringjallej, por nuk arriti të shënojë.

https://twitter.com/br_goal/status/1405557249460817920?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1405557249460817920%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdanimarka-e-mbyll-pjesen-e-pare-ne-epersi-ndaj-belgjikes%2F

Të ngjashme