Danimarka është shteti i radhës që ndalon burkën

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 18:31 | Nga

Danimarka do të bëhet shteti i radhës i Bashkimit Europian që do të vendosë një lloj ndalese për mbulesat e grave të fesë islame

Siç raportojnë mediet ndërkombëtare, shumica e partive të parlamentit danez janë pajtuar që të limitohet me ligj bartja e burkës dhe nikabit, të dy këto lloje të shamive apo mbulesave të fesë islame, transmeton gazetametro.net

Burka është shamia që mbulon tërë trupin dhe fytyrën përmes një rrjete te sytë, kurse me nikab, gratë i mbajnë të zbuluara vetëm sytë.

Shamitë për mbulimin e fytyrës kanë qenë gjithnjë objekte diskutimi në Evropë, pasi mbështetësit e të drejtave të njerëzve thonë që mbulesat janë simbol i shtypjes së grave.

Franca, Belgjika, Holanda, Bullgaria, Austria, Norvegjia dhe shteti gjerman i Bavarisë të gjitha kanë prezantuar ligje që ndalojnë ose kufizojnë bartjen e shamisë sidomos në ambiente publike.

“Kjo nuk është ndalesë për veshjen, por për maskimin”, tha Jacob Ellemann-Jensen nga partia liberale daneze. Rreth 200 gra mbajnë mbulesa të tilla në Danimarkë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme