Danimarka lejon fëmijët të rikthehen nëpër shkolla

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Fëmijët deri në moshën 11 vjeçare po kthehen nëpër çerdhe dhe shkolla në të gjithë Danimarkën, pasi qeveria e këtij vendi u bë e para në Evropë që zbuti kufizimet për koronavirusin në arsim.

Kryeministri Mette Frederiksen mirëpriti fëmijët ndërsa shkuan përsëri në shkollë në kryeqytetin Kopenhagë.

Danimarka ishte ndër vendet e para në Evropë që vendosi bllokada, duke i mbyllur shkollat nga 12 marsi.

Shkalla e infeksionit ka qenë e ulët por kritikët paralajmërojnë se strategjia është e rrezikshme.

“Ne të gjithë jemi pak nervozë dhe do të duhej të sigurohemi që t’i përmbahemi rregullave të higjenës”, i tha BBC-së Elisa Rimpler nga BUPL.

Masat e Danimarkës vijnë përderisa shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, caktoi një plan për heqje graduale të kufizimeve në bllokun prej 27 shtetesh, por e bëri të qartë se nuk ishte një sinjal për të vepruar menjëherë.

Të ngjashme