Peter Schmeichel ka thënë se lojtarët e Danimarkës u paralajmëruan nga UEFA se do ta humbnin me rezultat zyrtare ndeshjen e tyre hapëse në Euro 2020 kundër Finlandës, nëse nuk do të ktheheshin në fushë për rifillimin e saj, pas arrestit kardiak që Christian Erikseni e pësoi në fushë.
Erikseni pësoi arrest kardiak në fund të pjesës së parë të ndeshjes të shtunën dhe ndaj tij u përformua CPR-ja në fushë nga ekipi mjekësor për ta kthyer në jetë, raporton Gazeta Express.
Lojtarët e Danimarkës, të cilët e kishin krijuar një rreth mbrojtës përreth Eriksenit derisa ai po merrte tretman emergjent, ishin tejet të shqetësuar dhe të mërzitur për bashkëlojtarit e vet.
Por ata u detyruan ta vazhdonin ndeshjen, pavarësisht gjendjes së tyre emocionale, me Finlandën që siguroi fitore 1:0 në fund.
Schmeichel, djali i të cilit Kasper e ngushëlloi bashkëshorten e Eriksenit Sabrina Kvist Jensen në vijën anësore derisa burri i saj po mjekohej, ka zbuluar se Danimarka i kishte tri mundësi për të zgjedhur: rifillimin e ndeshjes të shtunën, rifillimin e saj të dielën në mesditë, apo humbjen zyrtare 3:0.
I pyetur për vendimin për ta vazhduar ndeshjen pasi Erikseni ishte dërguar në spital, Schmeichel tha për ITV: “Ky është debat interesant. E pashë një deklaratë nga UEFA dje ku thuhej se ata po i ndiqnin këshillën e lojtarit, se lojtarët këmbëngulën për të luajtur… kjo nuk ishte e vërteta në fushë”.
“Por varet sesi e sheh të vërtetën. Ata i kishin tri mundësi: një të luanin menjëherë dhe t’i luanin edhe 50 minutat e mbetur. Mundësia tjetër ishte të luanin të dielën në mesditë dhe mundësia e tretë ishte ta pranonin humbjen zyrtare 3:0”, shtoi ai.
“Prandaj kuptojeni vetë. A ishte dëshira e lojtarëve për të luajtur? A kishin zgjidhje tjetër ata? Nuk ma ha mendja”, theksoi ai.