Danny Boyle dhe Daniel Craig konfirmohen për “Bond 25”

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 14:31 | Nga

Regjisori fitues i një statuete “Oscar”, Danny Boyle do të ribashkohet me Daniel Craig për filmin më të ri “Bond”, që duhet të mbushë kinematë tetorin e vitin 2019.

Ekipit i bashkohet një tjetër emër i njohur, skenaristi i “Trainspotting”, John Hodge. Xhirimet nisin më 3 dhjetor në studiot “Pinewood” të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton tch.

Producentët Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli e përshkruan Boyle si “jashtëzakonisht të talentuar” dhe u shprehën absolutisht të kënaqur nga fakti që do të punojnë me të.

“MGM” e prezanton filmin nisur nga 8 nëntori 2019, që do të thotë se do të kenë kaluar plot 16 vite që kur kompania nxori filmin e fundit të saj mbi agjentin sekret më të famshëm të botës, “Die Another Day”.

Pasi e la publikun në pritje për një kohë të gjatë, Craig e konfirmoi më në fund gushtin e vitit të kaluar se do të rikthehej për “Bondin” e tij të pestë.

Kostumin e superagjentit 007, ai e ka veshur më parë te “Casino Royale”, “Quantum of Solace”, “Skyfall” dhe “Spectre”. James Bondi do të elektrizojë kështu kinematë botërore për të 25-tën herë, e për të shënuar këtë përvjetor është vendosur që edhe emri i filmit të fundit të kremtojë çerekshekulli ekzistencë të personazhit të shumadhuruar: ai do të quhet “Bond 25”.

Naomie Harris pritet të rikthehet gjithashtu si Moneypenny, Ben Whishaw si Q dhe Ralph Fiennes si M, ndonëse nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme