Dardan Cena (-73kg) ndeshet për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian për Junior (U21) që po mbahet në Pragë të Çekisë.
Dardani në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesin nga Estonia, Artemi Larionov.
Në xhiron e dytë Cena mposhti me Ippon ukrainasin, Anton Shuhalieiev.
Dardani në ndeshjen e tretë mposhti me Wazaari sllovenin, Nace Herkovic.
Në çerekfinale garuesi ynë humbi me Ippon nga garuesi i Hungarisë, Daniel Szegedi.
Pas asaj ndeshje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Ippon vendasin, Petr Mlady.
Cena për të bronztën do të ndeshet kundër hungarezit tjetër, Gergely Adorjani.