Dardan Gashi: Ka traditë ky vend

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 17:22 | Nga

Ishte shefi i tij, Ramush Haradinaj, ai që e amnistoi zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, i cili kishte gjuajtur me armë në një odë. Haradinaj kishte thënë se është traditë e shqiptarëve të gjuajnë. Siç duket, ky arsyetim për sjelljen e tij të turpshme i ka pëlqyer Gashit, i cili në një fotografi të publikuar në Facebook, ka shkruar, “ka traditë ky vend…”.

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka publikuar një fotografi, mes miqsh, ku ka uruar Vitin e Ri. Me këtë rast, ai ka shfrytëzuar rastin që në mënyrë indirekte të komentojë për herë të parë edhe gjuajtjen me armë, për të cilën u diskutua gjatë.

Gashi u ka kujtuar fjalinë e Haradinajt të gjithë atyre që e kërkuan edhe dorëheqjen e tij për shkak të pamjeve ku ai shihej duke gjuajtur me armë. “Ka traditë ky vend”, ka shkruar ai.

Zv.kryeministri në fotografinë ku uron Vitin e Ri gjendet së bashku me deputetin Daut Haradinaj; këshilltarin e Fatmir Limajt, Endrit Shalën, zv.ministrin Besim Demi.

Ndryshe, kjo është hera e parë që Gashi thotë diçka në lidhje me gjuajtën me armë në odën e Fatmir Limajt. Kjo gjë i ishte dukur krejt normale kryeministrit Haradinaj, edhe pse diçka e tillë është e ndaluar me ligj.

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme