Gjykata Themelore e Ferizajt nis sot gjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut si të dyshuar kryesorë për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit në gusht të vitit të kaluar, një rast që kishte tronditur vendin dhe që ngjalli reagime të ashpra.
Tashmë në Gjykatë janë dërguar Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.
Gjykimi ndaj tyre tashmë ka filluar.
Krivaqa është dërguar në Gjykatë me jelek anti-plumb, derisa në sallë tashmë është edhe i akuzuari tjetër Arbër Sejdiu.
Para nisjes së seancës, para Gjykatës Themelore në Ferizaj është protestuar duke u kërkuar gjykim i drejtë dhe drejtësi për Marigonën.