Dardan Krivaqa publikon video në instagramin e tij duke ecur në rrugë

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

I dyshuari kryesor për vr.asjen e 18 vjeçares Marigona Osmani, Dardan Krivaqa është bërë i gjallë në llogarinë e tij personale në Instagram.

Gjatë ditës së djeshme është publikuar një video në llogarinë personale të Dardan Krivaqës në Instagram, të dyshuarit kryesor për vr.asjen e 18 vjeçares Marigona Osmani, muajin e kaluar në Ferizaj.

Video është publikuar në rubrikën e storieve, ku ka qëndruar për 24 orë dhe në të shihet Krivaqa duke ecur në rrugë.

Në lidhje me këtë video, Gazeta Insajderi ka kontaktuar avokatin e Dardan Krivaqës, Admir Salihu, i cili ka thënë se nuk ka autorizim të deklarohet për klientin e tij, por që arsyeja e vazhdimit të paraburgimit edhe për dy muaj është pikërisht dërgimi për ekzaminim të telefonit të tij.

“Nuk kam autorizim me fol për Dardan Krivaqën. Jam duke e mbrojtur ex officio dhe klientit iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj. Telefonat janë dërguar në ekzaminim dhe kjo ka qenë arsyeja e vazhdimit të paraburgimit”, tha ai duke cituar vendimin e vazhdimit të paraburgimit.

Dardan Krivaqa dyshohet se vr.au në rrethana misterioze vajzën 18 vjeçare nga Ferizaj.

Ai kishte precedentë të shumtë penal ndërsa dosja e tij është publikuar nga gjykata ku thuhet se ka pasur të paktën 10 procese gjyqësore.

Dardan Krivaqa kishte qëndruar për dy ditë në arrati, derisa ishte kapur nga Policia e Kosovës në afërsi të fshatit Sojevë të Ferizajt.

VIDEO

Të ngjashme