Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se AAK ka dërguar ndërmjetës në zyret e tyre për të kërkuar përfshirjen në qeverinë e re që pritet të formohet.
PSD kishte qenë në koalicion parazgjedhor me PSD’në, por kjo e fundit nuk fitoi asnjë mandat. Molliqaj thotë se e ka refuzuar ofertën e AAK’së.
“AAK ka dërguar ndërmjetësues dhe ka kërkuar përfshirje të PSD’së’’, thotë Molliqaj.
‘’Unë e kam refuzuar. Kjo për shkak të drejtimit në të cilin po shkon krijimi i qeverisë.’’, thotë ai.
Tutje Molliqaj thotë se shmangja e Kuvendit nga ana e kryeministrit në detyrë Albin Kurti i ngjason veprimeve të një autokrati.
“Nuk mund të anashkalohet asnjëherë kushtetuta. Njerëzit e dojnë Kurtin është e vërtetë, andaj edhe i mbyllin sytë. Kurti po anashkalon Kuvendin dhe po bën shkelje kushtetuese”, shton ai.