Policia e Kosovës, ka arrestuar disa aktivistë të Parisë Socialdemokrate, të cilët kishin organizuar një aksion simbolik para Policisë, raporton Ekonomia Online.
Në mesin e të arrestuarave është edhe kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Qëllimi i këtij aksioni të PSD-së, ishte kundërshtimi i vendimit për t’i dënaur qytetarët për mos respektim të masave anti-Covid, ndërsa që partive politike po ju lejohet mbajtja e takimeve para fushatës duke mos respektuar masat.
Nol Nushi nga PSD-ja tha që nuk jemi kundër tubimeve, por kundër dënimeve që qytetarët po i marrin e jo partitë politike
“Pas banerave të vendosur me moton “Për partitë tubime për qytetarët dënime; menjëherë intervenuan Policia e Kosovës me arrestime”, tha ai.
Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi, janë të arrestuarit në këtë aksion.