Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini bëhen me vajzë

Prishtinë | 02 Pri 2022 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini janë bërë prindër të një vajze.

Për këtë ka njoftuar vet Shahini në një postim në “Facebook”.

“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë ☺️. Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Molliqaj e ka edhe një vajzë nga martesa e parë.

Postimi i plotë:

Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë ☺️. Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni.

Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi. Shumë faleminderit për punën që bëni 🙏🏼

Një vlerësim i dytë, por tani më i përgjithshëm, duhet t’u shkojë edhe politikbërësve që me ngulm vazhdojnë të investojnë në maternitetet publike gjithandej Shqipërisë. Gjithmonë mbetet më shumë për t’u bërë, por sot e kisha të rëndësishme të nënvijëzoj se sa shumë tashmë është bërë në Shqipëri që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë.

👍🏻 Ogerta Manastirliu dhe ekipi i shëndetësisë.

Të ngjashme