Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu ka uruar subjektin që fiton këtë garë.
Sejdiu në Facebook ka falënderuar qytetarët për dalje masive në këto zgjedhje, pasi siç thotë ai kjo dalje e madhe jep verdiktin më të saktë në demokraci.
Ndonëse ende janë duke u numëruar votat nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, ai ka uruar subjektin që e fiton këtë garë cilido që është ai.
“Të dashur qytetarë, Ju faleminderit për daljen masive për të votuar. Kjo dalje kaq e madhe jep verdiktin më të saktë në demokraci. Uroj subjektin që fiton këtë garë, cilido që është ai. Rezultati i koalicionit tonë si dhe rezultatet e kandidatëve individual do t’i presim deri në certifikim nga KQZ-ja. Prej asaj që kemi parë deri tash, ky proces zgjedhor ka qenë shembull për çdo demokraci, lajm tepër i mirë për Kosovën. Urime Kosovë”, shkroi Sejdiu.