“Dardanët” mbajnë stërvitjen e parë, të gatshëm për sfidën ndaj Çekisë

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 18:15 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Çekinë, raporton EkonomiaOnline.

Djelmoshat e Challandes, kanë treguar aftësitë e tyre fizike dhe taktike në “Fadil Vokrri” në kryeqytet, për të dëshmuar se janë 100 për qind të gatshëm ndaj sfidës më të rëndësishme të kualifikimeve për Euro 2020.

Gjatë ditës trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, mbajti një konferencë për media ku foli për rëndësinë që kanë dy ndeshjet e ardhshme.

Tha se sfida ndaj Çekisë do të jetë e rëndë, por që u shpreh optimist për një rezultat pozitiv.

Ai tha se me përkushtim të madh vijnë edhe rezultatet e favorshme.

Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë.

Të ngjashme