“Dardanët” mbërrijnë në Shkup

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur sot në Shkup, ku nesër do të luajë ndeshjen më të rëndësishme deri më tash.

Të enjten, nga ora 20.45, Kosova do të ndeshet me Maqedoninë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, Liga D. Fituesi i kësaj përballje, do të takohet fituesin e gjysmëfinales tjetër Gjeorgji – Bjellorusi. Fituesi i finales kualifikohet në Evropianin e vitit të ardhshëm dhe ky mbetët synimi i Kosovës, pavarësisht mungesave të mëdha në përbërje.

Përfaqësuesja, rrugës për Shkup është pritur në Han të Elezit nga disa tifozë të grupit “Dardanët”.

Ndeshja e nesërme do të luhet pa praninë e shikuesve shkaku u koronavirusit.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes sonte prej 18.00 do të zhvillojnë edhe një stërvitje në stadiumin “Toshe Proeski”.

Image

Përfaqësuesja, rrugës për në Shkup u prit në Han të Elezit nga një grup tifozësh.

Të ngjashme