Tifo-grupi kosovar, “Dardanët” kanë reaguar pas humbjes ndaj Greqisë dhe para ndeshjes së fundit që do të zhvillohet në stadiumi “Fadil Vokrri”, atë ndaj Iralndës së Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, “Dardanët” kanë kërkuar nga futbollistët të marrin më seriozisht ndeshjet me kombëtaren kosovare.
“Kosova duhet konceptuar si përgjegjësi e privilegj, jo përfitim e neglizhencë.
Koha e fundit t’i thërrasim mendjes dhe ndërgjegjës të gjithë, pa anashkaluar askënd, as tifozët, por në veçanti disa futbollistë. Pra, e përfshijmë edhe veten në vetëkritikë.
Grumbullimet e Kosovës nuk janë ekspeditë dhe eksksurzion, por një periudhë nga e cila kërkohet më shumë përkushtim e djersë sesa demagogji e arsyetime”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit kosovar.
Teksa në fund kanë shtuar edhe një mesazh të rëndësishëm për futbollistët e kombëtares para ndeshjes kundër Iralndës.
“Për lojtarët një mesazh i vetëm: hyni në fushë për interesin e Kosovës, jo për ego personale. Dashuri që nuk shterron është Kosova”, thuhet në postimin e “Dardanëve”.
Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje ndaj Greqisë me rezultat 1:0 në kuadër të fazë së grupeve në Ligën e Kombeve, ndërsa do të zhvillojë edhe dy ndeshje tjera gjatë qershorit, ndaj Irlandës së Veriut dhe përsëri ndaj Greqisë në udhëtim.