“Dardanët” mirëpresin Anglinë me sloganin “Welcome and Respect”, zotohen për organizim madhështor

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 12:45 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Tifozëve “Dardanët” kanë mbajtur konferencë për medie në lidhje me përgatitjet e bëra për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares së Kosovës ndaj Çekisë dhe Anglisë, raporton Ekonomia Online.

Nga këtu u bë e ditur se “Dardanët” do ta mirëpresin Anglinë me sloganin “Welcome and Respect”.

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, komentoi pankartat e publikuara në shesh për të cilat tha se nuk e pengojnë sloganin kryesor. Sipas tij, kjo ndeshje është jetike për Kosovën.

“Prej këtu duhet me dal slogani me anglezët. Kjo është ndeshje jetike për Kosovën. Andaj shtetërore është pritja e lojtarëve anglez këtu. Kemi dashur që slogani të dal direkt nga ne. Nuk është se na pengojnë pankartat që na pengojnë nëpër shesh”, tha ai duke shtuar se humbja ndaj Çekisë nuk e zbeh ndeshjen ndaj Anglisë.

Ardian Berisha, koordinatori i eventeve në Komunën e Prishtinës, ftoi të gjithë qytetarët të lidhen direkt me sloganin e “Dardanëve”.

Ai njoftoj se nga ora 12:00 do të nisin aktivitetet në sheshet e Prishtinës, derisa tha se aty qytetarët do të kenë mundësin të shikojnë edhe ndeshjen.

“Ju përgëzoj për punën. Komuna e Prishtinës bashkëpunon me tifo grupin Dardanët. Ndeshja që do të mbahet ka një vlerë me mirëpritjen. Duhet të dimë se këto gjëra janë të rëndësishme si ndeshja kundër çekisë si dhe mirëpritja e lojtarëve anglezë”.

“Disa kompani që po na ndihmojnë do të dalin me një slogan. Ftoj të gjithë qytetarët të lidhen drejtpërdrejt me sloganin e dardanëve. Do të ketë aktivitete në sheshet e Prishtinës ku do të filloj nga ora 12:00. Ku do të transmetohet edhe aty ndeshja, kjo do të jetë mundësi e mirë dhe shpresoj që do të festojmë”, tha ai.

Anëtari i këtij grupi, Fatmir Spahiu, potencoi se mikpritja e lojtarëve anglezë do të jetë madhështore.

Spahiu theksoi se nuk kërkojnë nga Kombëtarja Kosovës vetëm rezultat, por lojë të dinjitetshëm, raporton EO.

“Ky grup që po e shihni para jush, është vetëm një pakicë e asaj që kanë kontribuar. Ne kemi shfaq një dëshirë vullnetare dhe kemi pranuar kërkesën e dardanëve për të dhënë kontribut për një mirëpritje madhështore për miqtë tanë të shenjtë”.

“Jemi të mobilizuar për të mbështetur lojtarët e kombëtares së Kosovës. Jo të kemi vetëm rezultat por edhe lojë të dinjitetshëm”, tha Spahiu duke shtuar se duhet të ndryshojnë fotografia e profilit dhe coverit me një dizajn që do të postohet nga “Dardanët” të premten në mesditë.

“Kombëtarja e Kosovës po rritet çdoherë e më shumë. Çdo sektor shtetëror duhet të jetë në shërbim të kësaj feste, pasi është mënyra e vetme e rregullimit të këtij Piari”, tha Spahiu.

Vjosa Berisha, theksoi se është vendosur për këtë slogan shkak që shqiptarët shquhen për mirëpritje si dhe respekt, por edhe për shkak të ndihmës që dhënë Anglia për Kosovën.

“‘Welcome and Respect’ është slogani i mikpritjes për Anglinë. Këtu përfshihen shumë aspekte, mikpritja që është virtyt i yni për anglezët që kanë bërë shumë për Kosovën. Vendi jonë ka marr shumë përkrahje edhe për Pavarësinë e Kosovës”.

“Ne kemi respekt për Anglinë e cila ka mbështet Kosovën të hyjë në FIFA dhe UEFA. Si dhe respekt për racizmin. Që mos të ketë fyerje raciste. Lulja është kujtesë e ushtarëve të Anglisë që kanë rënë gjatë luftërave të ndryshme”, njoftoj ajo.

Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë.


Të ngjashme