Cikli i ri i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës është këtu.
Sonte, djelmoshat e Bernard Challandesit presin në ‘Fadil Vokrri’ Suedinë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Pavarësisht se ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të situatës shumë mirë të evidentuar me Covid-19, ‘Dardanët’ e kanë gjetur një mënyrë për t’iu qëndruar afër fansave.
Ata do të dhurojnë birra falas për çdo gol që do të shënojë Kosova sonte, siç e konfirmon kryetari i tifogrupit, Luli Berisha në Facebook.