Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës. Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1 në Zurich.
Të parët në epërsi kaluan ‘Dardanët’ me golin e shënuar nga Milot Rashica në minutën e 52-të.
Kosova festoi vetëm 9 minuta, pasi golin e barazimit e shënoi Lotomba në minutën e 61’të pas një gabimi të portierit Aro Muric.
Kujtojmë që ndeshjen e parë miqësore këtë muaj, Kosova e fitoi 5-0 ndaj Burkina Faso. Kurse Zvicra ishte mposhtur nga Kombëtarja e Anglisë.