“Dardanët” të gatshëm për betejën e fundit

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës u paraqitën me disponim të mirë të hënën mbrëma në fushë, për të zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes “finale” me Azerbajxhanin. Me të njëjtin disponim shpresojnë të dalin nga fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” edhe të martën mbrëma, ku do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Ndeshja Kosovë – Azerbajxhan do të nisë në orën 20:45 dhe për “dardanët” veç humbja nuk bën – barazimi dhe fitorja i kualifikon në plejofin e Ligës D, ku me tre fitues të tjerë të grupeve, luftohet për një biletë për Evropianin 2020.

Azerbajxhanit i duhet veç fitorja për të marrë vendin e parë në grup, të cilin aktualisht e mban Kosova me 11 pikë. Azerbajxhani ka dy pikë më pak.

Disponim të mirë pak minuta para se ta udhëhiqte stërvitjen e së hënës, shfaqi edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challands. Me të hyrë në sallën e konferencave, kuptoi rëndësinë e ndeshjes, meqë interesimi i mediave ishte dukshëm më i madh se për ndeshjet e deritashme. Numri i mediave nga Azerbajxhani, po ashtu, ishte i madh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme