Kombëtarja e Kosovës në futsall po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve të fazës “Main Round” për Botërorin 2024, kundër Holandës.
Kjo ndeshje zhvillohet të premten në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Dardanët kanë filluar përgatitjet të dielën dhe po i zhvillojnë nga dy seanca stërvitore në ditë nën udhëheqjen e përzgjedhësit të ri, Agon Ramadani, me ndihmësit Getart Hyseni dhe Arbnor Krasniqi.
Kosova ende ka gjasa për kualifikim, por duhet që kundër “Tulipanëve” të shënojë fitore me dy gola epërsi dhe njëherësh të shpresojë që në ndeshjen e fundit të grupit, Ukraina ta mposhtë Holandën.