Kombëtarja e Kosovës në futboll, të mërkurën ka mbajtur stërvitjen e radhës në kuadër të kampanjës në Ligën e Kombeve, ndaj Rumanisë dhe ndaj Qipros, raporton Ekonomia Online.
Stërvitjet janë zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” do ta presin Rumaninë të premten në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, ndërsa pas tre ditësh, do ta vizitojnë Qipron.
Kosova synon ta nisë me këmbë të mbarë eksperiencën e re në Ligën e Kombeve, ku objektiv e ka që ta mbyllë si lidere grupin.