Dardanët zhvillojnë stërvitjen e dytë para ndeshjes me Irlandën

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë ndaj Irlandës, në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Seanca stërvitore u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë 27 futbollistët e grumbulluar për katër ndeshjet e radhës.

Stërvitja u zhvillua me ritëm të lartë dhe me angazhim maksimal nga futbollistët, ndërsa Foda u fokusua në aspektet taktike dhe teknike të lojës.

Dardanët nesër do ta zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 17:00.

Të ngjashme