Ky rasti me “Darkën e Lames” po ekspozon shumë më shumë sesa një ngjarje. Një strategji për pushtet.
Periskopi sot po tregon që raportimet për koston e darkës (kur është mbajtur) nuk kanë qenë të sakta, pra ka pas mungesë transparence apo keqinformim nga ata që flasin për “qeverisje ndryshe”.
Kaq shumë mjegull, e instrumentalizim, vetëm për një darkë.
Jo për Kosovën. Jo për qytetarët.
Për pushtetin. Për qato vota të huaja. Për interes personal e partiak.
Po shihet qartë që LVV e Kurti po tentojnë artificialisht dhe sistematikisht me e ‘kap’ elektoratin e Rugovës dhe LDK-së përmes Guxo-s, si trampolinë politike. U përdorë edhe flamuri i Rugovës në fushata të partisë për këtë qëllim gjatë zgjedhjeve të fundit.
Kjo darkë nuk koka bë për me nderu trashëgiminë kulturore e institucionale të Kosovës, si e ka ndërtu Presidenti Rugova, por për me përfitu politikisht.
E për këtë përfitim politik, sipas raportimit të Kallxo, po dyshohet që janë pagu faturat me cash nga para publike, gjë që nuk lejohet me ligj.