Darka e punës dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara, çfarë tha Lajçak nga Prishtina?

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Bashkimit të Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, gjatë mbrëmjes së kaluar, bile pak pas orës 24:00, lëshoi një cicërimë në Twitterin e tij.

Ajo kishte të bëjë me një darkë pune të zhvilluar mes tij, kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.

Po, diplomati sllovak tha se bashkë ranë dakord që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministrit Besnik Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

“Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, shkroi ai.

Të ngjashme