Darka joformale në Greqi – Sheholli: Kurtit i është ngushtuar rrethi i vizitave, s’do të ketë asnjë rezultat

Prishtinë | 21 Gus 2023 | 11:02 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, i tha Ekonomia Online. pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti në darkën joformale të thirrur nga kryeministri grek, e ku do të marrin pjesë edhe lider të tjerë të rajonit e Evropës, nuk pritet që t’i sjell gjë Kosovës, duke i’u referuar njohjes që ky shtet mund ta bëjë Kosovës.

Ai tha se Kurti i është ngushtuar rrethi i vizitave që mund t’i bëjë në vendet e tjera për shkak të masave të BE-së, ku sipas tij, Kurtit nuk i ka mbetur asnjë vendet tjetër që ta vizitoj përveç në Athinë dhe në disa qyteza të vogël të rajonit.

Sipas Shehollit, pavarësisht të gjithave çdo vizitë edhe ato jo formale në vendet e tjera pas këtyre masave që i janë vendosur Kosovës, janë të suksesshme. 

“Me që kryeministrit Kurti i është ngushtuar ky rrethi i vizitave duke pasur parasysh që i kemi edhe sanksionet e BE-se, çdo vizitë  qoftë edhe ajo jo formale për shtetin tonë natyrisht që e ka një farë suksesi. Por si duket kryeministrit tonë nuk i ka mbetur as kund tjetër përveç në Athinë dhe në disa qyteza të vogla të rajonit që ti vizitoj me që këto sanksione e kanë bërë të vetën”, tha ai.

Sheholli shtoi se nëse arrihet njohja për Kosovën çdo vizitë e shpesh deri më tani të Kosovës në Greqi do të arsyetohej.  Sipas tij, nga kjo vizitë nuk pritet as gjë përveç “folklorit të cilin Qeveria e Kosovës është duke e bërë tash e një kohë”. 

“Do të ishte shumë e mirë që nëse arrihet njohja nga Greqia çdo gjë do të justifikohej, përndryshe këto vizitat e kohë pas kohshme ose mujore me Greqinë nuk po shoh se po sjellin ndonjë leverdi për kryeministrin Kurti e as për Kosovën, përveç se po duket se po i kalon pushimet verore. Prezenca e të tjerëve aty është mirë që janë por është mirë që jonë, por është shumë keq që nuk është kryeministri Edi Rama. Ky fakt do të ishte mirë që Kurti ta kuptoj dhe të bëjë një të themi kështu kërkesë vëllazërore për arsye se nuk duhet, që thotë një fjalë popullore që “me i qu hunët përpjete” Greqia pse në Himarë atje një grek për shkak të maliverzimeve me vota është arrestuar”.

“Pra nga kjo vizitë në përgjithësi nuk presim as gjë përveç folklorit të cilin qeveria e Kosovës është duke e bërë tash e një kohë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të niset drejt Greqisë, ku do të marr pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, darkë kjo që do të organizohet nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ndërsa, lajmi u bë i ditur nga mediat greke.Pas darkës të së hënës, të martën Kurti do të ketë takim të ndarë me kryeministrin grek.

Raportohet se nisma e kryeministrit Mitsotakis për të ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Mansionin Maximos për një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, nënvizon rolin e Greqisë si shtyllë për stabilitetin, paqen dhe sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis, diçka që është sa thelbësore dhe simbolike.

Përpos Kurtit, nga liderët rajonalë do të marr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, presidenti malazez, Jakov Milatoviç, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe presidenti serb, ish-ministri i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq.

Në darkën joformale do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve që janë anëtare të BE-së si kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe i Rumanisë Ion-Marsel Ciolacu.

Mungesa e Shqipërisë në këtë darkë nxjerr në pah “ngrirjen” e marrëdhënieve greko-shqiptare, pas burgosjes së kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri.

Mediat greke shkruajnë se qeveria e tyre tentoi një “driblim”, duke qenë se në asnjë rrethanë Rama nuk mund të ftohet për të diskutuar perspektivën evropiane të vendit të tij, ndërkohë që Beleri qëndron në burg. Kështu ftesa i është dërguar zyrës së presidentit shqiptar Bajram Begaj, i cili ka refuzuar dhe kështu Shqipëria nuk do të marrë pjesë.

Të ngjashme