Ismail Morina nuk do të ekstradohet në Serbi
Darko Butigan, avokat i Ismail Morinës i njohur si ballisti ka thënë se klienti i tij nuk do të ekstradohet në Serbi.
Ai tha se çështja e tij do të rishqyrtohet nga fillimi në Dubrovnik.
“Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim. Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Islmail Morina”, tha Darko Butigan në një intervistë për “Top Channel”.