Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e ka komentuar qëndrimin e John Boltonit, këshilltar për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Zëri i Amerikës në gjuhën serbe thotë se në Departamentin e Shtetit u është thënë se nuk kanë çfarë t’u shtojnë deklaratave të Boltonit, transmeton KTV.
Ndërsa, analisti dhe profesori Daniel Serwer, ka thënë se Gjermania nuk do të pranojë ndryshimin e kufijve në Ballkan.
“Është me rëndësi të merret parasysh se dy palët vështirë e kanë të pajtohen. S’mund të ketë vetëm ndarje të Kosovës. Nëse Serbia e do veriun e Kosovës, atëherë Prishtina e kërkon Luginën e Preshevës, e këtë vështirë se do ta pranojë Serbia”, ka thënë ai. Kur amerikanët edhe evropianët kanë dallime për Ballkanin, atëherë kjo është diçka e keqe, sipas Serwerit.