Getoar Selimi publikoi vetëm ditë më parë projektin më të ri të tij.
“Dashni me Raki” ishte projekti i Getit ku për bashkpuntorë zgjodhi liderin e ThreeDots, Flori Mumajesi.
Me mikun e tij prej dy dekadash, Geti publikoi atë që për shumë kë mund të jetë hiti i kësaj vere, i xhiruar në destinacione atraktive si Firenca.
Dhe, për vetëm 24 orë projekti sipas liderit të Babastars arriti një milion klikime.
Më tej pretenimet e Getit shkojnë edhe më larg – ai thotë se kënga po realizon suksesin pa asnjë sponsorim.
Ky është vetëm projekti i parë i Getit i paralajmëruar për këtë verë.
Ai tashmë ka listuar edhe dy këngë tjera për lansim, të cilat do të publikohen në javët në vijim.
Kujtojmë se në sezonet e kaluara verore Geti zgjodhi Majkun për bashkpuntorë, ku realizuan hite të mëdha si “S’jena Mo” dhe “Ajo”.