Guido Pohlmächer ka rënë në ‚dashuri të madhe me shqiptarët‘, pas miqësisë me familjen Hoti nga Rugova e Hasit e cila jeton në Gjermani, dhe për këtë ka bërë edhe tatuazh të shqiponjës në kokë.
Dy vjet më parë 37 vjeçari Pohlmächer nga qyteti i landit Baden-Württemberg kishte bërë një tatuazh në faqe me shqiponjën kuq e zi. Në atë tatuazh kishte vizatuar shkronjën A për Albania si shenjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D për Deutschland si shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë
E për përvjetorin e 11 të pavarësisë dhe për fillimin e dytë të dekadës së shtetit të Kosovës ky gjerman ka bërë një tjetër gjest.
Ai e ka bërë tatuazh simbolin me duar të shqiponjës në ballin e tij dhe ka shkruar “Love Hoti” ku edhe ka shprehur dashurinë për familjen nga Hasi i Rugovës me mbiemrin Hoti. /Express