Dashuria, kur shfaqet,
nuk di të shfaqet.
Di mirë ta shohë,
Por nuk di t’i flasë.
Kush do ta thotë at’ që ndjen
Nuk di ç’ka për të thënë.
Flet: ngjan se gënjen…
Hesht: ngjan se harron
Ah, veç ta gjente ajo,
Të mundej të mbante vesh a të vështronte,
E nëse një vështrim të mjaftonte
Për ta ditur se po e dashuroj!
Por kush ndjen shumë, hesht;
Kush do të thotë sa ndjen
Mbetet pa shpirt e as bëzan,
Mbetet fillikat, krejt!
Por sikur këtë të mundja t‘ia rrëfeja
At’ që të rrëfej nuk guxoj,
Më nuk do kisha pse i flisja
Se pse po i flas…
(Përktheu nga portugalishtja: Suadela Balliu)