Dasma e parë madhështore në Pallatin e Kongreseve

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 17:48 | Nga

Ndërkohë që na ka pushtuar peridha e dasmave dhe e celebrimeve, një tjetër figurë mediatike ka nisur përgatitjet e dasmës së të birit.

Pronari i një prej televizioneve më të mëdhenj informativ në vend, siç është Ora News, Ylli Ndroqi, ka filluar përgatitjet për martesën e djalit të tij të madh Redon Ndroqi. Nuk ka për të qenë e lehtë, pasi kjo ndoshta është dasma që nuk keni parë dhe imagjinuar kurrë.

Vendi e bën të tillë. Siç nuk ka ndodhur kurrë më parë në vendin ku bëhen koncerte muzikorë dhe kongrese partish, do të mbërrijnë dasmorët e parë.

Pallati i Kongreseve është vendi ku do të mbahet super dasma, që pret të mbledhë jo vetëm të afërm të familjes Ndroqi, por edhe njerëz të medias, bisnesmenë e figurat kryesore të politikës në vend.

Është vetë familja që po merret me organizimin e duket se gjithçka është vënë përpara tashmë.

Çifti sapo ka përfunduar një udhëtim që duket se sa ka prirë Muajin e Mjaltit, aq edhe ka qenë memorizimi i lidhjes së tyre. Pikërisht, Redoni dhe e fejuara e tij armene, sapo kanë realizuar setin fotografik të dasmës në qytetet më të bukura të Francës. Ndërsa, eventi i madh i dasmës do të realizohet në fillim të muajit shtator.

Një verë plot dasma kjo e 2016-ës, ku emrat e njohur garojnë për stilin dhe pompozitetin që do të marrë eventi i secilit.

Pas dasmës përrallore të Etida Topit dhe Ilir Bregasit këtë fundjavë, shtatori do të jetë i zhurmshëm për dasmën e familjes Ndroqi, ndërsa e tillë pritet të jetë edhe dasma e Elia Zaharias e Princ Lekës, që do të mbahet në 8 tetor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme