Një aheng familjar është mbajtur dje në Skenderaj, ku edhe ka ndërhyrë policia e Kosovës.
Përveç se janë thyer të gjitha rregullat Anti Covid, në këtë dasmë të organizuar në Kalldernicë të Skenderajt janë përdorur edhe armë, meqë rast ka ndërhyrë policia e Kosovës.
Detaje për armët që janë sekuestruar janë dhënë përmes raportit 24-orësh.
ARMËMBAJTJE PA LEJE:
Fsh. Klladernicë, Skenderaj 04.04.2021 – 11:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng kishte gjuajtur me armë zjarri. I dyshuari ka pranuar për veprën, dhe nga policia iu është sekuestruar një armë AK-47 dhe një karikator me dy fishek. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Klladernicë, Skenderaj 04.04.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng kishte gjuajtur me armë zjarri. I dyshuari ka pranuar për veprën, dhe nga policia iu është sekuestruar një armë AK-47 dhe një karikator me katër fishek. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregullt.