Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Prime Time’.
Gjatë këtij emisioni Haradinaj foli për zhvillimet e fundit në vendin tonë si për, qeverisjen e tanishme, rëndësin e institucioneve karshi qytetarëve si dhe për kandidaturën e tij për kryeqytetin.
Ai tha se nga Qeveria Kurti nuk jemi duke parë ndonjë të mirë, përve emërimeve, shkarkimeve dhe mosmbajtjen e premtimeve 15 vjeare të Vetëvendosjes.
“Nuk po shohim diçka konkrete përpos emerimeve dhe shkarkimeve nga Qeveria Kurti. Po ashtu kjo Qeveri uli pensionet si dhe i heqi shtesat për doktorët.Premtimet e Albinit nuk korrespodojnë me premtimet 15 vjeçare të Vetëvendosjes”, tha Haradinaj.
“Faik Fazliu është pa gjymtyrë, duhet pasur kujdes sepse ai njeri ka humbur gjymtyrë në luftë, duhet respektuar këtë kategori që ka dhënë gjithçka për këtë vend. UÇK-në nuk mund ta dëmtoj askush, e mbron sakrifica që kanë bërë të gjithë dhe s’mun ta njollos askush luftën tonë”, tha Haradinaj.
“Nuk është detyrë e ministrit të jap këto lloj cilesime. Nuk i bën nder as ministrit një qëndrim i tillë. Në rast se ju i paragjykoni njerzëit, ju nuk jeni ministër i Kosovës por vetëm i psrtisë suaj. Në video incizime u pa se zotri Fazliu nuk kishte bërë ndonjë reagim. Instuticioni më kredibil në Kosovë është Policia e Kosovës. Nuk duhet t’i jepim vetës të drejtë ta luajmë rolin e avokatit e prokurorit apo gjykatesit”, sqaroi më tutje ai.
“Faikun e kam mik të mirë, ato pamje nuk janë të mira ti shohësh. E kemi përgjegjësinë e dyfishtë t’i respektojmë institucionet. E kemi Policinë më të mirë në rajon. Kemi pergjegjësi shtesë t’i raportojmë rastet kur individ të caktuar keqperdorin uniformën. Qeveria e ka rolin e ndarë. Ministri duhet të ketë kujdes në deklarata”, shtoi Haradinaj.