Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinë nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se fokus i tij do të jetë zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin.
Haradinaj premtoi siguri më të madhe në shkolla, ku planifikohen të vendosen radarë automatik dhe kamera Smart.
“Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin do të jetë në fokus të qeverisjes së ardhshme. Shkollat nuk do të lejohen të mbahen nën presion nga huliganët.
Themelimi i Policisë së Kryeqytetit, vendosja e radarëve automatik dhe vendosja e kamerave Smart do të ndikojë në rritjen e sigurisë për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.