Me heqjen e taksës 100 % ndaj mallrave serbe e boshnjake, Serbia do të forcohet kurse Kosova do të dobësohet. Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, shkruan Ekonomia Online.
Si iniciues të debatit të sotëm parlamentar, Haradinaj ka thënë se Serbia nuk do të ndalet së penguari juruduksionin e Kosovës.
“Kjo Serbi nuk do të ndalet së penguari ndaj juridiksionit tonë, duhet t’ia bëjmë me dije që integriteti i Kosovës është i panegociueshëm. Kush më mirë se Kurti i njeh ata zyrtarë serb që sot e udhëheqin Serbinë. Zoti kryeministër pse i buzëqeshe Bërnabiqit, Serbia vetëm do të forcohet e Kosova do të dobësohet. Ju ftoj të dikutojmë, të debatojmë dhe të vijmë me propozime konkrete”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se vendosja e taksës nuk ishte e rastësishme, por ishte ndëshkim ndaj Serbisë.
“Vendosja e taksës nuk ishte rastësisht por ishte si një masë ndëshkimi ndaj Serbisë, edhe për shumë marrveshje që ishin arritur dhe pothuajse asnjë nuk po zbatohej, ndëshkim për pengimin e njohjes dhe shtojmë faktin që Serbia nuk iu përmbajt asnjë marrëëveshjeje.”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, me vendosjen e taksës shteti jonë e ktheu dinjitetin dge tregoi që Kosova ka zot shtëpie.
Ai ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti përpjekjet e tij si opozitar për të ndaluar mallrat serbe.
“Mbaj mend kryeministrin Kurti dhe kauzën shumë vjeçare, rrotullimin e kamionëve, përgjakjen e aktivistve për pengmin e Serbisë, gjitha këto veprime të cilat na bashkuan një kohë por, kjo ideologji nuk shkoi gjatë. Tash po e shohim që kryeministri u dorëzua akoma pa i ardhur presioni serioz, shkeli mbi prodhuesit vendorë, mbi cdo kod etik. Kemi mbi 100 aryje të kundërshtojmë heqjen e taksës e sidomos tani që nuk e kemi garancën e SHBA-së për njohje nga Serbia.”, ka shtuar Haradinaj.