Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur Rexhep Selimit pasi ai e pyeti opozitën se qëndrimin e cilës parti duhet ta marrin parasysh rreth taksës, shkruan Ekonomia Online.
“Rexhep Selimi, a fole në emër të Isa Mustafës, të Albin Kurtit, apo në emrin tënd? A ka me qenë në vendimmarrje Borreli apo Grenelli. Ju keni probleme , që pasojat e juve do t’i bartmi edhe ne”. Ka pyetur Haradinaj.
Gjatë fjalimit të tij Selimi i pyeti deputetët opozitarë se cilin qëndrim duhet ta marrin parasysh.
“Atyre ua shtroj një pyetje, qëndrimin e cilit lider tuaj do ta merrni parasysh sot, të AAK-së që kërkon mos heqjen e taksës apo të liderit të PDK-së dhe të presidentit të tyre për heqje të taksës, ne i dimë qëndrimet e tona por opozita nuk po i dinë”.